Krasniqi: PDK, shembulli më i mirë për mundësinë që u jep të rinjve që duan të jenë aktiv në politikë

17:01 | 24 Tetor 2023
krasniqi:-pdk,-shembulli-me-i-mire-per-mundesine-qe-u-jep-te-rinjve-qe-duan-te-jene-aktiv-ne-politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutua për angazhimin e të rinjve në politikë dhe inkuadrimin e drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje.

Krasniqi në këtë diskutim ka theksuar se vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia.

“Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Komento: