Haxhi Krasniqi për duelin e nesërm: E kam nis për nokaut, shikuesit të presin spektakël.
Boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi, i ka premtuar shikuesve një ndeshje të madhe nesër.
Në një prononcim për gazetarin e Klan Kosovës, Emanuell Syla, Krasniqi tha se duelin e nesërm e ka nisur për nokaut.
“Për qashtu ia kam nis, ta shohim, diçka e madhe po”, është shprehur Krasniqi.
Ai, tutje tha se shikuesit nesër të presin një spektakël që nuk do ta harrojnë kurrë.
“Shikuesit të presin një spektakël që s’do ta harrojnë kurrë dhe të presin një spektakël që s’do ta harrojnë kurrë, një fitore të madhe dhe emocione që do t’iu qëndrojnë shumë kohë në mendje”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Lufta e James Kraft, ajo e Shefat Isufit dhe Robin Krasniqit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion që do të mbahet në Audi Dome në Munih të Gjermanisë.