Krasniqi për Raportin e Progresit: Vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i keq, me më shumë regres

18:01 | 10 Nëntor 2023
krasniqi-per-raportin-e-progresit:-vitin-e-ardhshem-do-te-jete-edhe-me-i-keq,-me-me-shume-regres


Komisioni Evropian të mërkurën miratoi Raportin e Progresit për Kosovën.

Në atë raport u cekën disa fusha ku Kosova ka pasur përparim, por kishte fusha ku edhe kishte regres.

Deputetja e LDK-së, njëherit kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi në një intervistë për Front Online thotë se ky vetëm Raport i Progresit nuk mund të quhet.

“Për mua vetëm raport i Progresit nuk mund të quhet sepse në disa fusha ka pas tejet regres duke nis nga politika e jashtme, nga procesi i dialogut. Shqetësuese ka qenë edhe çështja në lidhje me mediat ku kemi parë që shteti është munduar t’ia merr licencën Klan Kosovës e po ashtu edhe dhuna ndaj gazetarëve. Gjithashtu shqetësuese ka qenë edhe krimi dhe korrupsioni ku kanë ardh me plot gojën me luftu krimin dhe korrupsionin dhe ju e dini që shumë njerëz të tyre janë nëpër burgje duke marrë parasysh rastin për rezerva shtetërore, rastin e Nagip Krasniqit, e po ashtu edhe rastin me ambasadorin e Kroacisë, Martin Berishaj”, ka thënë ajo.

Deputetja ka përmendur edhe ligjin për zyrtarët publik dhe mos emërimin e bordeve dhe se këto sipas saj janë pengesa që Kosova të arrij në vendin e duhur.

Ajo nuk pret që edhe në raportin e vitit të ardhshëm Kosova të ketë progres. Dhe, këtë e thotë për disa arsye.

“Raporti që është bërë tash është nga qershori i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023 dhe duhet të llogariten se çka ka ndodhë pas qershorit me rezervat shtetërore e çështje të tjera, po ashtu e kemi edhe 24 shtatorin dhe ato nuk kanë hy në këtë raport, dhe unë besoj që secilën herë do të del me më shumë regres sepse duke pas parasysh që janë një qeveri më 51% në raport është cekur edhe mospuna në Kuvend”, ka shtuar deputetja Krasniqi.

Komento: