Krasniqi për situatën në veri: Kemi një kryetar të ngujuar në zyrë, a ja vlen barra qiranë?

23:48 | 04 Qershor 2023

Memli Krasniqi ka folur sonte për situatën e krijuar në veriun e vendit.

Sipas kreut të PDK-së, kryetarët e komunave duhet të qëndrojnë në objektet ku janë zgjedhur për të shërbyer, por duhen parë edhe kostot e kësaj, përcjell klankosova.tv.

Kjo situatë siç tha ai për euronewsalbania, është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, pasi ka marrë paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

”A duhet që kryetarët të jenë në ato zyra? Absolutisht. A mundemi t’i dërgojmë kryetarët e komunave në ato zyra? Kjo po shikohet, me polici mundemi. Por nëse kostoja e këtij veprimi është shkatërrimi i raporteve të Kosovës, në radhë të parë me SHBA-në, ne duhet të bëjmë një pyetje racionale; a ja vlen barra qiranë? Aty nuk ka as punëtorë, as administratë”.

”Kemi pasur një kryetar në Leposaviq që mbeti i ngujuar 4-5 ditë në zyrë, i vetmuar, për asgjë. Cili është shërbimi ndaj qytetarëve? Kjo lëvizje po e dëmton Kosovën”, tha Memli Krasniqi.

Komento: