Krasniqi përkujton Arbën Xhaferin: Do të kujtohet përherë për angazhimin në çështjen kombëtare

17:12 | 15 Gusht 2022

Sot është kujtuar Arben Xhaferi.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar Arbën Xhaferin, duke thënë se ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së ka shtuar se gjithherë do të ketë mirënjohje për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

10 vjet pa intelektualin e politikanin e shquar Arbën Xhaferi!

Ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare dhe kontributin e pandalshëm në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e përtej.

Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi.

Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizim

Komento: