Krasniqi: Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është ‘avulluar’

18:09 | 10 Gusht 2023
krasniqi:-pervec-vajit-e-grurit,-me-gjase-edhe-asfallti-eshte-‘avulluar’
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniq, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Krasniqi thotë se përveç vajit dhe grurit me gjasë edhe asfalti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës.

Deputetja e LDK-së thotë se pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët.

“Përveç vajit e grurit, me gjasë edhe asfallti është “avulluar” nga Ministria e Infrastrukturës. Mjerisht pasojat e keqqeverisjes po i vuajnë qytetarët ne kolonat kilometërshe në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në të cilën sipas njoftimit të ministrit Aliu, tashmë do duhej nisur punimet, por jo. Nuk ka lëvizur asnjë gurë” shkruan Krasniqi.

Reagimi i plotë:

Komento: