Krasniqi propozon të heqet taksa, por ka një kërkesë por ka një kërkesë

22:51 | 15 February 2019

Jakup Karasniqi ka kërkuar që të pezullohe taksa, ndërsa marrëveshja me Serbinë të kushtëzohet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, vlerëson se presioni nga ëashingtoni dhe Brukseli për heqjen e taksës ndaj Serbisë është në adresë të gabuar dhe se ky presion duhet të orientohet nga Beogradi.

Por, ai ka thënë se duhet të shqyrtohet pezullimi i taksës për një kohë, pasi kjo po kërkohet nga aleatët ndërkombëtar.

“Meqë çlirimin e vendit dhe pavarësinë e kemi arritur në mënyrë të koordinuar me aleatët, atëherë politika e Kosovë duhet të unifikojë qëndrimet që taksa të pezullohet në një afat deri në 6 muaj dhe nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet marrëveshja me Serbinë taksa të rikthehet”, ka thënë Krasniqi në TV 21.

Krasniqi deklaroi se çështja e taksës nuk po shikohet drejt as nga një pjesë e vendorëve e as nga një pjesë e ndërkombëtarëve, as nga Bashkimi Evropian, e as nga çarqet drejtuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij kjo ka ardhur për faktin se taksa nuk është e tëra ekonomike, mirëpo edhe politike, kundërpërgjigje ndaj agresionit të vazhduar serb ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe ndaj marrëveshjeve që i kanë miratuar gjatë këtyre viteve në Bruksel.

Komento: