Krasniqi reagon pas deklaratave të Bislimit: UÇK është e pastër, e përhershme dhe e paprekshme

22:54 | 09 Shtator 2021

Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Besnik Bislimit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se hapja e arkivave të UÇK-së në këmbim të hapjes së atyre të Serbisë është në favor të Kosovës.

Krasniqi në një postim në Facebook ka publikuar flamurin e UÇK-së të cilit i ka vendosur edhe një mbishkrim, shkruan lajmi.net.

“E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, deklarata në fjalë e Besnik Bislimit ka shkaktuar nervozizëm dhe reagime të vrullshme nga figura publike, kryesisht ato të opozitës, duke pasë parasysh procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komento: