Krasniqi: Shën Tereza, shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia ndryshojnë botën për të mirë

12:04 | 05 Shtator 2023
krasniqi:-shen-tereza,-shembull-frymezues-se-si-dashuria-dhe-miresia-ndryshojne-boten-per-te-mire

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka perkujtuar 26 vjetorin e shkuarjes në përjetesi të Nënës Tereza.

Siç shkruan ai në facebook, ajo ishtë shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund ta ndryshojnë botën për të mirë.

”26 vjet më parë kaloi në përjetësi humanistja më e shquar shqiptare në botë, Nënë Tereza. Kujdesi për të dobëtit, të varfrit e të uriturit, solidarizimi me ta dhe promovimi i paqes në botë – ishte misioni i saj jetësor. E madhja Shën Tereza është shembull frymëzues se si dashuria dhe mirësia mund të ndryshojnë botën për të mirë!”.

Komento: