Krasniqi: Shqipe Bajçinca – Brestovci, inspiroi dhe edukoi profesionistë të shumtë në frymën sportive

21:03 | 31 March 2024
krasniqi:-shqipe-bajcinca-–-brestovci,-inspiroi-dhe-edukoi-profesioniste-te-shumte-ne-frymen-sportive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sportistes dhe punëtores së madhe sportive, Shqipe Bajçinca – Brestovci.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se e ndjera edukoi dhe inspiroi studentë, sportistë e profesionistë të shumtë në frymën sportive.

“Kisha nderin që për një periudhë të punojmë bashkë në shërbim të fuqizimit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Përkushtimi i saj për ngritjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në sport, e veçanërisht në sportin e hendbollit, ishte më shumë sesa punë për të: ishte thirrje – ishte mision”.

“Pa dyshim, ikja saj e hershme nga kjo botë është një goditje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin sportiv të vendit tonë. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve, si dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Prehu në paqe, Shqipe!”, ka shkruar Krasniqi.

Komento:
loading