Krasniqi: S’kam asnjë informatë rreth draft-statutit të Asociacionit, Kurti të vijë të raportojë

17:31 | 10 Nëntor 2023


Për raportimin e kryeministrit Albin Kurti i cili ishte ftuar të flasë para deputetëve për draft-statutin e Asociacionit, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se në atë seancë gjithçka kaloi në diçka tjetër.

Ajo , pret që kryeministri Kurti për këtë çështje të raportojë edhe njëherë në Kuvend.

“Është tejet shqetësuese atë ditë kur kryeministri ka raportuar në Kuvend dhe ne e kemi thirr me ardhë me na tregu në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, por atë ditë është bërë gjithçka politike dmth ka dalë përtej asaj çka është dashur të ndodhë në Kuvend. Unë pres që kryeministri të vijë përsëri dhe të raportojë dhe të na tregojë në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, mirëpo e pamë dje edhe qëndrimin e ambasadorit amerikan i cili tha se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe gjithçka do të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

Të vetmen informatë që e ka për draft-statutin deputetja thotë se e ka vetëm ato që po sheh në media.

“Nuk kam kurrfarë informata edhe si deputete edhe si kryetare e Komisionit për Integrim nuk kam kurrfarë informate përpos atyre që i kemi parë në media që një draft e qet kryeministri i Shqipërisë, një draft del ndryshe dhe ne nuk dimë asgjë”, është shprehur deputetja.

Komento: