Krasniqi: Sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e duhur

19:54 | 30 Gusht 2023
krasniqi:-sot-e-kesaj-dite,-drejtesia-per-triumfin-nuk-e-ka-marre-epilogun-e-duhur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kujtuar Triumf Rizën në 16 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se të ndjerin e kishte shok në shkollë të mesme.

“Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë”.

“Pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend”, ka shkruar Krasniqi.

Derisa është shprehur se “edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e duhur”.

Komento: