Robin Krasniqi sot do të ndeshet me Boesel.
Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, sonte do të përballet për herë të tretë për titullin e kampionit të botës.
Kësaj radhe ai do të ndeshet me gjermanin Dominic Boesel.
Kujtojmë se Boesel është kampion aktual i botës në WBA dhe IBO.
Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.
Ndeshjen do të mund ta ndiqni në ART SPORT 1 duke filluar në orën 23:00.