Krasniqi takohet me shefin e ri të EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë

14:30 | 07 Shtator 2023
krasniqi-takohet-me-shefin-e-ri-te-eulex-it,-flasin-per-situaten-e-sigurise

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Krasniqi e Barbano folën për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit e rolin e EULEX-it në Kosovë.

Kujtojmë se Barbano u emërua shef i ri i EULEX-it në Kosovë më 13 qershor, i cili e zëvendësoi Lars-Gunnar Wigemark.

Komento: