Krasniqi takon Hovenier: Kjo Qeveri e ka humbur rrugën e duhur, zgjedhjet e parakohëshme janë alternativa e vetme

12:58 | 20 Korrik 2023
krasniqi-takon-hovenier:-kjo-qeveri-e-ka-humbur-rrugen-e-duhur,-zgjedhjet-e-parakoheshme-jane-alternativa-e-vetme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuan për situatën aktuale politike.

“Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, tha kreu i PDK-së pas takimit.

“Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, tha ai.

Komento: