Krasniqi takon ish të burgosurit politik: Sakrifikuan gjithçka për Kosovën, shteti t’u garantojë kushte më të mira

09:10 | 14 February 2023

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të Javës së Pavarësisë, ka takuar Kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku dhe ish të burgosur të tjerë politikë, veprimtarë të shquar, të cilëve u shprehi mirënjohjen e thellë për kontributin e madh dhe sakrificën në rrugën e çlirimit.

Krasniqi tha se Falë edhe guximit dhe veprimtarisë së tyre, sot jemi në prag të festimit të 15 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë, në të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë të besojmë, mos ta braktisim dhe të punojmë çdo ditë për të.

“Falë edhe guximit dhe veprimtarisë së tyre, sot jemi në prag të festimit të 15 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë, në të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë të besojmë, mos ta braktisim dhe të punojmë çdo ditë për të.

Kjo Shoqatë, e cila ka mijëra anëtarë ish të burgosur politik, meriton kushte më të mira dhe mbështetje të vazhdueshme dhe të garantuar nga shteti.

Vetëm duke ndërtuar një shtet të fuqishëm dhe prosperues, do të jetësojmë edhe idealin shumëvjeçar të atyre që sakrifikuan gjithçka për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Kam qenë vetëm 15 vjeç kur më kanë burgosur për herë të parë, pasi kisha bërë betimin si pjesë e grupit të organizuar të ilegalistëve të Ferizajt, “Shote Galica”. Nga ajo ditë, asnjëherë nuk më janë ndarë përndjekjet dhe sfidat”, – Salihe Salihu, ish e burgosur politike.

Rrëfime të ngjashme kanë me mijëra ish të burgosur politikë, shqiptarë të Kosovës, të cilët për dekada të tëra kanë vuajtur represionin e vazhdueshëm serb si pasojë e veprimtarisë së tyre për liri.

Në kuadër të Javës së Pavarësisë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Bajrush Xhemajli, takova Kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku dhe ish të burgosur të tjerë politik, veprimtarë të shquar, Hydajet Hyseni, Meriman Braha, Selatin Novosella, Ilmi Ramadani, Xhevat Bislimi, Lumnie Azemi-Morina, Salihe Salihu, Berat Luzha, Zymer Neziri e Xhemajl Pllana, të cilëve u shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e madh dhe sakrificën në rrugën e çlirimit.

Falë edhe guximit dhe veprimtarisë së tyre, sot jemi në prag të festimit të 15 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë, në të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë të besojmë, mos ta braktisim dhe të punojmë çdo ditë për të.

Kjo Shoqatë, e cila ka mijëra anëtarë ish të burgosur politik, meriton kushte më të mira dhe mbështetje të vazhdueshme dhe të garantuar nga shteti.
Vetëm duke ndërtuar një shtet të fuqishëm dhe prosperues, do të jetësojmë edhe idealin shumëvjeçar të atyre që sakrifikuan gjithçka për Kosovën.

Komento: