Krasniqi takon pensionistët në ditën e tyre: Ata kanë nevojë për kujdes institucional

13:50 | 01 Tetor 2022

Me rastin e 1 tetorit, Ditës së Pensionistëve, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Ai u shpreh se me ta ka për diskutuar për sfidat dhe situatën në të cilën gjenden pensionistët, përcjell ORAinfo.

“Me rastin e 1 tetorit, Ditës së Pensionistëve, për të diskutuar për sfidat dhe situatën në të cilën gjenden ata, dje vizitova Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku takova kryetarin, z. Nijazi Gashi, kyetaren e Degës në Prishtinë, znj. Mybera Kosumin, dhe ish-kryetarin, z. Shaban Kajtazi, si dhe pensionistë të tjerë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional, përcjell ORAinfo.

“Pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional, i cili përfshin pension dinjitoz, përkujdesje të qëndrueshme shëndetësore dhe kushte cilësore për jetesë. Vëmendja e Qeverisë duhet të kthehet urgjentisht nga prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilët, në krizën aktuale, janë pjesa më e cenueshme e shoqërisë tonë. Sot, në ditën e tyre, le të zotohemi të gjithë, pa dallime politike, se do të bëjmë më shumë e më mirë për pensionistët e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi./ORAinfo/

Komento: