Krasniqi: Thaçi, Veseli dhe të tjerët po mbrojnë Kosovën, pavarësisht çmimit personal

12:03 | 02 Prill 2024
krasniqi:-thaci,-veseli-dhe-te-tjeret-po-mbrojne-kosoven,-pavaresisht-cmimit-personal

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Marshin për Drejtësi, që ishte mbajtur sot një vit.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal”, shkruan Krasniqi.

Mesazhi i plotë:

Sot një vit – dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës, nga të gjitha qytetet e fshatrat, zbarkuan në sheshin e Prishtinës për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi – në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë, për pastërinë e luftës tonë për liri, po vazhdon edhe sot. Tashmë po bëhen rreth tri vite e gjysmë nga fillimi i këtij procesi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal.

Besa, nuk ka se si të jetë ndryshe për këta burra, të cilët, përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë.

Një herë patriot – gjithmonë patriot.

Deri në ditën e madhe të lirisë së tyre – jemi me ta dhe krah tyre në çdo hap.

Drejtësia do të triumfojë – ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri! 🙏

Komento: