Krasniqi thotë se edhe nëse shpallen zgjedhjet në komunat veriore, ato nuk mund t’i mbajmë

12:27 | 13 March 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe nëse shpallen zgjedhjet në komunat veriore, Kosova nuk nuk mund t’i mbajë ato.

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të mbahet debat lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e presidentit Thaçi.

Duke përmendur anët negative të bllokimit të KQZ-së, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi foli edhe për dorëheqjen e kryetarëve të komunave të veriut, raporton lajmi.

Ai tha se problemi i katër komunave është problem në vete.

Sipas tij në momentin kur Kuvendet Komunale nuk mbajnë gjashtë muaj seancë, ato duhet të shkojnë në zgjedhje.

“Aty kryetar nuk ka por është një problem në veti. Në momentin kur Kuvendet komunale nuk e mbajnë asnjë mbledhje na duhet me shku në zgjedhje. Kjo është një përgjegjësi e të gjithëve, po flasim për një situatë kur nuk mund t’i shpallim zgjedhjet, e edhe nëse i shpallim s’mundemi me i mbajt. Kërkesa ime kish me qenë që hajde te gjejmë një mundësi me i dhanë zgjidhje kësaj pune”, tha ai.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është karakterizuar me përplasje të ashpra mes VV-së e PSD-së.

Komento: