Krasniqi thotë se Ideja për korrigjim kufijsh është e Serbisë dhe jo e Thaçit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Krasniqi thotë se Ideja për korrigjim kufijsh është e Serbisë dhe jo e Thaçit

10:29 | 15 Dhjetor 2018

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se ideja për korrigjim kufijsh s’është e presidentit HashimThaçit por e Serbisë.

Krasniqi, thotë se transformimi i plotë i FSK-së në Ushtri, varet nga shumë faktorë porse do kohë edhe për shkak të fuqisë financiare.

Krasniqi, në “Intervistën e Javës” në Koha net thotë se pa konsensus kombëtar procesi i dialogut me Serbinë nuk do të duhej të fillonte, por ka pak shpresa që të arrihet ky konsensus, pasi sipas tij, gjuha e komunikimit mes partive politike është jo bashkëpunuese. Thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë hallin e konsensusit sa e kanë hallin e pushtetit e jo aq të shtetit.

E për rolin e presidentit Hashim Thaçi në bisedime, Krasniqi thotë se për të as që është dashur të flitet. Kur flet për idenë e korrigjimit të kufijve, thotë se s’është fare ide e Thaçit por është ide serbe.

Krasniqi thotë se Kuvendi i Kosovës, ka një krizë në funksionimin e tij, e nga kjo gjendje mund ta shpëtojë Partia Socialdemokrate, e cila kujtojmë se është parti opozitare.

Nëse vendi shkon në zgjedhje, Krasniqi thotë se Nisma është e gatshme. Tani për tani, ata janë të përcaktuar e të vendosur që të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

E për aktivizimin e Gjykatës Speciale, thotë se është kundër ashtu siç ka qenë qysh nga koha e Raportit të Dick Martyt. Krijimi i saj thotë se është vetëm sukses i politikës së Beogradit dhe i shërbëtorëve të tij në Kosovë që i janë gëzuar shumë kësaj gjykate.

Komento: