Krasniqi thotë se ShSKUK-ja asnjëherë nuk ka mbetur pa oksigjen

17:31 | 15 Dhjetor 2020

Krasniqi i bindur se ShSKUK-ja asnjëherë nuk ka mbetur pa oksigjen.

U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi në Komisionin për Shëndetësi është përgjigjur për interesimin e deputetëve për furnizimin me oksigjen, duke thënë se muajin korrik kanë arritur të sigurojnë 20 mijë litra me oksigjen të lëngshëm nga kompania e kontraktuar.

“Gjatë muajit shtator kemi marr donacione me oksigjen. Kemi vizituar dhe bërë evidentim në disa spitale nëse ka humbje dhe kemi kërkuar shpenzim në mënyrë racionale”, tha ai.

Lexo Edhe:
Bie numri i të infektuarve me COVID-19 të shtrirë në spitale
Sipas tij, ShSKUK-ja asnjë ditë s’ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet. Krasnqi tha se gjendja momentale me oksigjen është stabile dhe se kanë marrë masat e duhura.

“Vështirësi ka pasur, por ne kemi marr të gjitha masat që të ketë furnizim me oksigjen”.

Sa i përket furnizimit me oksigjen nga kompanitë e palicencuara për spitalet rajonale ai nuk ka dhënë ndonjë informacion. Ai tha se mbetet shqetësuese për ta vdekjet e qytetarëve nga Covid-19. Krasniqi ka thënë se nuk pajtohet që klinikat e ShSKUK-së janë bërë vatër e infeksionit.

Drejtori i ShSKUK-së ka thënë se ka vështirësi në furnizimin me barna. Ai thotë se ka vështirësi në furnizim nga kompanitë por jo për shkak të mosplanfikimit.

“Për të gjitha barnat anti-Covid kemi kontrata të nënshkruara”, tha ai.

Komento: