Krasniqi “thumbon” VV-në

16:22 | 12 November 2019

Frashër Krasniqi, po thotë se VV-ja i ka ndryshuar qëndrimet.

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate, ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje ende pa ardhur në pushtet ka ndryshuar katër qëndrime, raporton Gazeta Express.

Krasniqi ka thënë se sipas VV-së, Isa Mustafa dhe Skender Hyseni nuk konsiderohen më përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit.

Të njejtët Krasniqi ka thënë se janë ankuar në Supreme kundër vendimit për refuzim të votave që kanë ardhur nga Serbia.

Sa i përket Bashkimit Kombëtar, të njejtën ide e ka quajtur valide po të ndodhte në vitin 1991.

Krasniqi në fund ka përmendur se VV nuk kanë thënë asnjë fjalë për mbrojtje të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Komento: