
Ilir Meta, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë së tij Presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani.
Krasniqi është deklaruar pas takimit që pati me Metën, ku tha se e mirëpriti me shumë kënaqësi dhe vlerësoi lart kontributin e tij në unifikimin politik dhe qytetar në çështjet që prekin Kosovën dhe Shqipërinë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka shprehur falënderime edhe për angazhimin e vazhdueshëm të Metës në mbajtjen e raporteve vëllazërore mes dy shteteve.
“Në përfundim të mandatit të tij, shpreh falënderimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi Krasniqi në Facebook.