Memli Krasniqi ka folur edhe njëherë në lidhje me taksën ndaj Serbisë.
Krasniqi ka thënë se që nga propozimi për pezullimin e taksës prej 120 ditëve kanë kaluar 40 ditë dhe nëse vendimi ishte miratuar tashmë kishte kaluar gjysma e kohës.
“Kam mirëkuptim për përfaqësuesit amerikanë. Ka ardhur një propozim për pezullim të taksës prej 120 ditëve. Kanë kaluar 40 ditë nga ai propozim, dhe do të kishim kryer gjysmën e kësaj periudhe kohore kur pothuajse ishim dakorduar”, ka thënë Krasniqi.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se para PDK-së, vetë kryeministri Haradinaj ka përmendur pezullimin në një postim në Facebook.
“Fjalën pezullim pa e përmend na [PDK], e ka përmend Kryeministri në një postim në Facebook, ka një muaj e gjysmë kjo punë, por ai e ka përmend në një kontekst më ndryshe”, tha ai.
Krasniqi ka thënë se propozimi i PDK-së dhe Kadri Veselit, për pezullim të përkohshëm të taksës ka të bëj me kërkesat e Amerikës.
“Propozimi i zotit Veseli ka qenë që të bëhet pezullim i taksës për shkak të kërkesave amerikane e jo për diçka tjetër, dhe për 120 ditë e me kushte të caktuara me arsye që t’i jepet mundësi dialogut”, tha Memli Krasniqi.