Krasniqi uron besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit

21:42 | 01 Prill 2022

Nesër nis muaji i Ramazanit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e Ramazanit i cili do të fillojë nesër, transmeton Reporteri.net.

Kreu i PDK-së me anë të një postimi në Facebook ka uruar muajin e Ramazanit e njëkohësisht edhe agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti.

Postimi i plotë:

Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit Islam në Kosovë, do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve.

Urime dhe agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti!

Komento: