
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar kryetarët që u betuan sot nga radhët e PDK-së, Ilir Peci në komunën e Zveçanit dhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky është një lajm i mirë pasi vullneti qytetar i shprehur më 23 prill u jetësua.
Kreu i PDK-së ka thënë se detyrat e reja janë përgjegjësi e madhe për kryetarët e betuar sot.
Postimi i plotë:
Sot, zyrtarisht, janë betuar dhe kanë marrë detyrën dy Kryetarët e Komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.
Padyshim, është lajm i mirë që vullneti qytetar, i shprehur me 23 prill, më në fund u jetësua.
Urime dy kryetarëve, Ilirit dhe Izmirit, por edhe Selvete Kelmendit – Kryesueses së Kuvendit Komunal në Zveçan, për detyrat e reja, të cilat, para se gjithash, janë përgjegjësi shumë e madhe.
Ju priftë e mbara!
