
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar nxënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Krasniqi ka thënë se kjo ditë është e veçantë, sidomos për ata që nisin rrugëtimin për herë të parë.
Krasniqi ka thënë se i kupton shqetësimet e prindërve, që aventura e fëmijëve të tyre u shoqërua me zhgënjim të madh si pasojë e dështimit të Qeverisë së Kosovës për të siguruar librat për të gjithë nxënësit me kohë dhe në mënyrën e duhur.
Megjithatë Krasniqi thotë se një dështim i tillë le të mbetet në ndërgjegjen e Qeverisë, para se të bëhet pengesë për ëndrrat e fëmijëve.