Krasniqi: Vendimi i komunës për qentë endacak i pa efektshëm, për një vit janë adoptuar vetëm 100 prej tyre

14:25 | 27 Korrik 2024
krasniqi:-vendimi-i-komunes-per-qente-endacak-i-pa-efektshem,-per-nje-vit-jane-adoptuar-vetem-100-prej-tyre

Adoptimi i qenve endacak në kryeqytet ka nisur vitin e kaluar. Komuna e Prishtinës për të zgjedhur problemin e qenve endacak e zgjodhi si metodë adoptimin e tyre, ku secili qytetarë që adopton një qen do të paguhet me 50 euro në muaj.

Por sa ka pasur efekt ky vendim për largimin e qenve endacak në kryeqytet na tregon më shumë asambleisti i LVV në komunën e Prishtinës, Besart Krasniqi!

Krasniqi thotë se ky vendim nuk ka pas efekt duke marrë parasysh që vetëm 100 qen endacak janë adoptuar deri më tani.

Ku shton se çdo ditë sulmohen qytetarë nga qentë endacak ku edhe po rrezikohet jeta e tyre.

“Po tashmë janë bërë 1 vite, që kur Komuna e Prishtinës, ka marrë vendim që për secilin qenë endacak që adaptohet, paguhet nga 50 euro në muaj. Por siq po shihet ky vendim nuk ka pas efekt, duke e marrë parasysh qe vetem 100 qen endacak janë adaptuar deri më tani. Dhe në anën tjetër, thuajse çdo ditë nëpër lagjet e fshatrat e Prishtinës, sulmohen qytetarët nga qentë endacak. E këtë mënyrë po rrezikohet jeta e tyre”, tha ai.

Tutje, ai kërkon nga Komuna e Prishtinë, që të punojnë më shumë në këtë aspect dhe të marrin masa që të mos kemi qen endacak në rrugë që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Andaj ne kërkojmë nga Komuna e Prishtinës, dhe drejtoria e emergjencave dhe shërbimeve publike, të punojnë më shumë në këtë aspekt, të marrin masa konkrete në mënyrë që mos të kemi qen endacak në rrugë që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, përfundoi Krasniqi për GazetaBlic.

Komento: