Krasniqi: Vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë

13:30 | 21 Janar 2024
krasniqi:-vizioni-i-rugoves-per-orientimin-euro-atlantik-te-kosoves-duhet-vleresuar-gjithmone

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Ai ka thënë se sot e kujtojnë dhe nderojnë figurën e Rugovës dhe angazhimin e gjatë të tij politik për shtet të pavarur dhe sovran.

“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran.”

Krasniqi ka shkruar se vizioni i tij për orientim euro-atlantik duhet të vlerësohet gjithmonë, njëjtë si dhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e Kosovës.

“Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë. Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi.”

Komento: