Krasniqi viziton familjen e Thaçit dhe Veselit në 4 vjetorin e shkuarjes së tyre në Hagë: Padyshim, dielli do të lindë përsëri

16:08 | 05 November 2024
krasniqi-viziton-familjen-e-thacit-dhe-veselit-ne-4-vjetorin-e-shkuarjes-se-tyre-ne-hage:-padyshim,-dielli-do-te-linde-perseri

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, me rastin e 4 vjetorit të arrestimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar familjet e dy ish-liderëve të PDK-së.

“Sot, kur po bëhen 4 vite nga arrestimi i tyre nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në dy takime të përzemërta që pata me Lumen dhe Endritin, gruan dhe të birin e Presidentit Thaçi, si dhe me Violetën, bashkëshorten e kryetarit Veseli – rikthyem në kujtesë momentet më krenare me ta si familjarë e bashkëpunëtorë, fjalët me peshë e rrugën që na e trasuan drejt fitoreve e sukseseve”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u lindën për t’i shërbyer atdheut.

“Fati i Kosovës, u bë fati i tyre. Rrugëtimi i tyre ndër dekada, si çlirimtarë, shtetformues dhe liderë vizionarë – është një histori e jashtëzakonshme dashurie dhe kontributi për Kosovën. Thënë më mirë, ata dhe shokët e tyre janë vetë historia”, ka shkruar ai.

“Pa dyshim, dielli do të lindë përsëri”, shkroi ai.

Komento: