Krasniqi: Vlora Çitaku do të jetë krahu im i djathtë

22:26 | 07 Korrik 2021

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Vlora Çitakun do ta ketë në krah të djathtë.

‘’Vlora do të jetë krahu i djathtë i imi, bashkë me të tjerë që do të kemi një ekip me energji të jashtëzakonshme për fazat e ardhshme të PDK’së’’, tha ai në Klan Kosova.

‘’Unë e Vlora jem në takim bashkë e vizita, jemi të lumtur që ajo është kthyer aktive në PDK. Vlorën e kam gjetur aty kur jam anëtarësuar dikur në parti’’, shtoi Krasniqi.

Tutje ai tregoi se në gjysmën e gushtit do të dihen gjithë kandidatët për kryetar komunash.

Komento: