Xhamat e platosë së kurrizit krejt të thyer, Komuna intervenon sivjet.
Mbi platonë e “Kurrizit” në lagjen “Dardania” të kryeqytetit ka shumë njerëz të cilët qarkullojnë, por që ende nuk ka përfunduar projekti si duhet.
Qytetarët ankohen për xhamat e platosë, të cilët tashmë janë krisë, dhe kjo po i frikëson sidomos të vegjlit, raporton “Ju Flet Prishtina”.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se nuk ka ndonjë rrezik për qytetarët që kalojnë në atë pjesë.
Sipas tij, brenda vitit 2023 do të bëhet zëvendësimi i xhamave të thyer.