Kremlini tregon se kur do të ndalet lufta, Ukrainë-Rusi

21:58 | 11 Mars 2022

Ende nuk dihet se kur do të përfundojë agresioni rus ndaj Ukrainës.

Kremlini ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë atëherë kur Rusia të merret seriozisht nga Perëndimi.

Sekretari i Shtypit në Presidencën ruse, Dimitri Peskov ka thënë se lufta do të përfundojë kur Perëndimi të veprojë mbi shqetësimet e shprehura të Rusisë, që lidhen me vrasjen e civilëve në Ukrainën lindore dhe ekspansionin e NATO-s në Lindje.

Kur është pyetur nga gazetarët lidhur me luftën, Peskov ka deklaruar se Rusia beson që Ukraina është duke i diskutuar kërkesat e Moskës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë.

“Rusia ka formuluar kërkesa specifike për Ukrainën, lidhur me zgjidhjen e këtyre çështjeve. Me sa kuptojmë ne, ukrainasit janë duke i diskutuar këto kërkesa me këshilltarët e tyre, që në rend të parë është SHBA dhe shtetet e BE-së”, është përgjigjur Peskov, transmeton Gazeta Express.

Komento: