Krenari kolektive supreme me heroizmin e tij por Prishtina ende nuk e ka shtatoren e Adem Jasharit!

13:16 | 27 Nëntor 2023
krenari-kolektive-supreme-me-heroizmin-e-tij-por-prishtina-ende-nuk-e-ka-shtatoren-e-adem-jasharit!

Në vigjile të festave të Nëntorit, kur shteti po mban aktivitete me protokoll në nderim për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, daljen publike të UÇK-së e po kështu edhe për shënimin e 111-të vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, çudia është se në kryeqytet ende nuk është vendosur shtatorja e Adem Jasharit, gati 24 vjet pas luftës.

Granit Geci, asambleist nga PDK në Komunën e Prishtinës thotë se, me iniciativë të tij, të përkrahur edhe nga asambleistët e PDK-së, LDK-së dhe kryetari Përparim Rama, tashmë buxheti është i ndarë dhe se vitin tjetër në bashkëkoordinim edhe me familjen Jashari, do të vendosin për vendin se ku do të vendoset shtatorja e ikonës së lirisë për shqiptarët e Kosovës. Geci thotë se kjo është shqetësuese pse nuk është vendosur kjo shtatore për gati 24 vjet pas luftës dhe, atë në kryeqytet. Megjithatë, pohoi ai tashmë kemi vendosur që të mos merremi me histori, të mos e adresojmë fajin te askush por të merremi vet me zgjidhje dhe ta mbarojmë këtë punë. Besoj se në vitin tjetër do të jetë gati, tha Geci në një intervistë për kosovalive. Në vitin 2018, Kuvendi Komunal i Prishtinës, pati vendosur emrin e sheshit Adem Jashari në platonë midis komunës dhe Kuvendit të Kosovës, hapësirë kjo ku janë të vendosura edhe simbolet e vëllazërim bashkimit që prej kohës së regjimit Tito. Mosheqja e këtyre simbolikave nga reminishenca jugosllave, me sa duket është shndërruar në shqetësim për shumëkë duke e shtyre paarsyeshëm edhe vendimin për gjetjen e lokacionit më të dinjitetshëm për venmdosjen e shtatorës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Ndërsa të gjithë shqiptarët e kudo ndodhur kujtojnë festat e lavdishme të Nëntorit, Jakup Nura, me gradë gjenerali në luftën e UÇK-së, ndjehet krenar që ishte bashkëluftëtar i ikonës së lirisë, bashkëvendasit të tij, komandantit legjendar Adem Jashari. E sheh mjaft shpesh heroin të skalitur në bronz, shtatorën e ikonës së lirisë. Adem Jashari është i gjallë midis nesh, ai nuk do të vdes kurrë, ndëgjohen zëra qytetarësh teksa po kalonin skaj shtatorës së tij. Ajo i jep shkëlqim sheshit kryesor që e mban emrin kryeheroit shqiptar në Skënderaj teksa guximi i pashembullt dhe sakrifica më sublime e tij dhe e familjes, përfaqësojnë krenarinë supreme jo vetëm për Skenderajn por për këdo shqiptarë që viziton qytetin e posaqërisht kompleksin e varrezave të Jasharave, pak kilometra nga qyteti, e ku aty ruhet, mirëmbahet historia dhe rrëfimi për luftën e pashoq të familjes Jshari kundër forcave tirane të Millosheviqit, në fillim marsin e vitit 1998.

Për gjeneral Jakup Nurën ishte situatë tepër e rëndë të qëndronte në mërgim, në Gjermani, gati dymijë kilometra larg vendlindjes ndërsa po përballej me imazhe tiranie nga sulmet mizore të Serbisë kundër shqiptarëve në vitetet e 90-ta. Për një moment, ai për ksovalive tha se si vendosi pa u hamendësuar fare që t’i bashkohet rezistencës, kauzës së UÇK-së, për të mbrojtur pragun e shtëpisë, dinjitetin dhe ekzistencën e qenies prej shqiptari. Tha se erdhi në Kosovë dhe iu bashkua menjëherë grupit të Adem Jasharit.

Gjeneral Nura në ditëlindjen e bashkëluftëtarit të tij në rrethanat më kritike për shqiptarët, e raun një kujtim të veçantë. Në fakt ai nuk i ka harruar asnjëherë disa momente aksionesh që i kishin ndërmarrë bashkë me Adem Jasharin, Sami Lushtakun e të tjerë bashkëluftëtarë për t’iu përgjigjur tiranisë persekutuese të forcave serbe, të cilat edhe kësaj radhe e kishin cak Drenicën për të shuar zërin kryengritës.

“Më kujtohet një moment, patum marrë vesh se në Skënderaj do të vjen Arkani, u patum përgatitë mirë më Ademin, Saminë… për ta marrë një aksion”, tha Nura. Qëllimin e kishim që ai të mos kishte mundësi për ta pi kafën në Skënderaj, u përgigj kështu Nuraj në pyetjen nëse ky aksion kishte për qëllim vrasjen e këtij krimineli.

“Asnjëherë nuk kam menduar se mund të kem fatin të shpëtoj, të jem i lirë sot siç po flas me ju, kurrë asnjëherë nuk kam menduar se do të shpëtoj i gjallë”, tha gjeneral Nura kur kujton ditët për jetë a vdekje gjatë luftës. Kishim bërë kontratë më vdekjen, tha Nura duke nënvizuar se këtë e kishin ditur që prej se kur i kishin marrë armët për t’i shpartalluar forcat e Millosheviqit. “Për ne nuk kishte frikë e as kthim prapa”, tha ai./kosovalive

Komento: