Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot.
Krerët e partive opozitare janë parë në një takim jo formal duke pirë kafe, por nuk u raportua për qëllimin e takimit.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar këtë takim dhe ka treguar për arsyen e këtij takimi joformal.
“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z. Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor te Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi qe ai ka shprehur edhe në letrën dërguar Kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.