Krerët e PDK-së takojnë bashkatdhetarin e suksesshëm Arsen Shoshi

21:16 | 15 Gusht 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë deputetin Elmi Reçica, nënkryetarin e PDK-së Uran Ismaili dhe kryetarin e Grupit Parlamentar Abelard Tahiri, kanë vizituar bashkatdhetarin e suksesshëm nga Zvicra, Arsen Shoshi, në vendlindjen e tij në Gjakovë.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Reçica përmes një postimi në Facebook, i cili tha se në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët tanë, sot janë mirëpritur nga Shoshi dhe familjarët e tij.

“Arseni është veprimtar i dalluar dhe mbështetetës i të gjitha proceseve që kanë qenë jetike për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai është biznesmen i suksesshëm dhe është prej mërgimtarëve të rrallë që ka investuar në arsim dhe aktualisht së bashku me një mik të tij zviceran është pronar i Benedict Schule, shkollë kjo e cila ka mbi 30.000 studentë nga të gjitha kontinetet, ku aftësohen për profesione të ndryshme me një të ardhme të sigurtë drejt sukseseve të mëdha”, shkruan Reçica.

Komento: