
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, bacë Rifat Jashari si dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu kanë bërë homazhe te obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
Homazhet u bënë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Pas homazheve, pritet të mbahet rreshtimi ceremonial i kuadrateve të FSK-së.