Krerët e shtetit mblidhen sërish, ja për çfarë po diskutojnë

09:29 | 14 Shkurt 2019

Mblidhen krerët e shtetit për të diskutuar për taksën dhe dialogun.

Krerët e shtetit janë duke e mbajtur edhe një takim sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim janë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe partnerët e koalicionit qeverisës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Lajmi.net mëson se tema të këtij takimi janë dialogu Kosovë-Serbi dhe taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Kërkesë për të hequr taksën janë duke bërë vazhdimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Ndërsa Haradinaj po deklarohet se nuk do te heq dorë nga taksa edhe pse ky vendim mund t’ia rrezikojë postin e kryeministrit.

Komento: