Krerët e shtetit nderojnë viktimat e Reçakut

11:26 | 15 Janar 2026
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e Reçakut

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Homazhet u mbajtën në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe, një ngjarje që tronditi gjithë botën dhe u bë e njohur përmes zërit të mikut të madh të Kosovës, ambasadorit William Walker.

Bashkë me ta ishte edhe vetë ambasadori Walker, i cili si çdo vit tjetër, nderoi shqiptarët e masakruar.

Komento: