Kreu i AAK-së thotë se Kurti nënçmoi Kosovën kur pranoi një mije teste nga Serbia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kreu i AAK-së thotë se Kurti nënçmoi Kosovën kur pranoi një mije teste nga Serbia

13:43 | 18 Prill 2020

Lideri i AAK-së thotë se Kurti nënçmoi Kosovën kur pranoi një mije teste nga Serbia.

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për një takim dhe e ka akuzuar Kryeministrin e shkarkuar se po e nënçmon Kosovën kur po merr donacione nga Serbia.

Ish-Shefi i Qeverisë ka thënë se Kurti kur pranoi donacionin me 1 mijë teste nga Serbia e nxori Kosovën të paaftë si shtet për të blerë teste për koronavorusin.

“Ftesat tuaja për koordinimin e bashkëveprim pas vendimeve të njëanshme që po rezultojnë të dëmshme e të dështuara, ju janë shndërruar në ritual lutje për falje dhe shpëtim. E dëshmove edhe në rastin kur hoqe taksën ndaj Serbisë pa asnjë nder e kundërvlerë, pa e përfshirë donacionin e djeshëm me 100 teste serbe në formë lëmoshe, duke nënçmuar Kosovën për paaftësi në raport me furnizimin e ligjshëm dhe të mundshëm në kohë përmes blerjeve të drejtpërdrejta apo donacioneve nga shtete mike të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në letrën drejtuar Kuirtit.

Një ditë më parë, Serbia ofroi donacion prej një mijë testesh për t’ia dërguar Kosovës, pasi Ministria e Shëndetësisë ende s’është pajisur mjaftueshëm me teste për COVID-19.

Komento: