Kreu i KE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

13:08 | 16 Dhjetor 2024
kreu-i-ke-se:-e-ardhmja-e-ballkanit-perendimor-eshte-ne-bashkimin-evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë.

“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin tonë BE- Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel”, ka shkruar Costa në platformën ‘X’.

Ndryshe liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata nga Ballkani Perëndimor, do të takohet në samitin e radhës, ku do të konfirmojnë sërish angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të shteteve të rajonit në familjen evropiane.Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.

Komento: