Kreu i LDK-së për marrëveshjen e Washingtonit dhe dialogun: Serbia po i vazhdon provokimet

19:50 | 02 Nëntor 2020

Mustafa flet për dialogun dhe marrëveshjen e Washingtonit, thotë se Serbia po i vazhdon provokimet.

I pari i LDK-së Isa Mustafa thotë se në Bruksel me Serbinë po dialogohet për njohje reciproke bazuar në platformën e Qeverisë Hoti, por sipas tij, kjo nuk është qasja e Serbisë.

Mustafa thotë Serbia po provokon marrëveshjen në Uashington dhe e cilëson si një eskalim të ri të Serbisë.

“Në Bruksel po dialogohet për njohje reciproke bazuar në Platformën e Qeverisë, të cilën e ndjek Kryeministri Hoti. Kjo është qasja e Kosovës. Por po duket se kjo nuk është qasja e Serbisë”, thotë Mustafa.

“Qeveria e Serbisë u betua gjatë zgjedhjes së saj se do ta ruajë “Kosovën dhe Metohinë”. Nuk ka pasur reagime të BE-së për këtë veprim që është edhe provokim për dialogun. Është provokim edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit. Është një eskalim i ri i Serbisë, i cili vë në pikëpyetje konstruktivitetin e tyre në procesin e dialogut”, tha MustafA.

Ai shtoi se Serbia po e akuzon Kosovën për mosimplementim të Asociacionit, por Serbia nuk po tregon se janë me dhjetëra marrëveshje qe i ka nënshkruar dhe nuk i ka zbatuar.

Komento: