Ngushëllime të shumta erdhen me rastin e tragjedisë në SHBA.
Pas presidentit dhe kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, edhe kryetari i rizgjedhur i LDK’së, Isa Mustafa, ka shprehë ngushëllimet e tij në lidhje me tragjeditë në Dayton të Ohiaos dhe El paso në Teksas të ShBA.
Mustafa përmes një postimi llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur hidhërimin dhe dhimbjen e thellë për viktimat dhe familjarët e tyre.
Nushëllimet e tij ai i shprehu në drejtim të Qeverisë dhe popullit amerikan, në emrin e tij dhe të LDK’së.
Personi që dyshohet se kreu veprën u identifikua nga mediat amerikane si Patrick Crusius, 21-vjeçarin, i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë.
Autori i ngjarjes së Teksasit kishte një mjet AK-47 u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi dhe ndërkohë që qëllonte mbi turmën, mbante edhe dëgjuese në veshë.
Ai arriti të kapet nga policia dhe momentalisht është në ndalim.
Derisa në Deyton të Ohaios, policia ka konfirmuar vdekjen e të dyshuarit për këtë vepër.