Kreu i LDK-së takon nesër Escobarin dhe Lajçakun

20:47 | 31 Janar 2022

Lumir Abdixhiku takon nesër Escobarin dhe Lajçakun.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të zhvilloj nesër një takim me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë po qëndrojnë për vizitë dy ditore në Kosovë.

Sot ata kanë takuar presidenten e vendit dhe kryeministrin e Kosovës ku është diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi.

Pasi të përfundojnë vizitën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë edhe Serbinë.

Komento: