Goran Rakiq zbulon dy kushtet për Kurtin.
Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ata nuk do të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës deri në momentin që kryeministri Albin Kurti të tërheq vendimin për targat dhe të nis formimin e Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel.
“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, ka deklaruar Rakiq.
Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në qeverinë e Kurtit.