Kreu i Nismës e do Partinë Demokratike të Kosovës në qeverinë Hoti

19:05 | 24 Gusht 2020

Fatmir Limaj e do PDK-në e Veselit në qeverinë Hoti.

Partnerët e koalicionit LDK-AAK-NISMA, janë takuar sot në Qeveri të Kosovës pas disa përplasjeve që kanë pasur.

Pas këtij takimi kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është pyetur rreth mundësisë së përfshirjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.

“Unë gjithmonë jam për një qeverisje të gjerë dhe stabile”, ka deklaruar Limaj, duke thënë “PO” e partisë së tij, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se edhe LDK është deklaruar pro hyrjes së PDK-së në qeveri, por kjo e fundit deri tani nuk ka treguar qartë nëse brenda një kohe të shkurtër mund të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës.

Komento: