Rukiqi kërkon që të implementohet sa më shpejt Pakoja Emergjente.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar të implementohet sa më shpejt Pakoja Emergjente dhe rishikimi i buxhetit të bëhet në afatet më të shpejta.
Ai në Facebook shkruan se për sektorët që vazhdojnë të përballohen me rënie drastike të qarkullimit duhet të mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë paguese që e kanë.
“Shumica e bizneseve në vend nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50% në raport me planifikimet, apo periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çdo skenar parasheh së paku 5% tkurrje ekonomike.Pakoja e Rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një ‘kataklizëm’ i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra”, shkruan ai.