Kreu i OSBE-së në Kosovë pas takimit me Lajçakun: Zgjedhje inkluzive në Veri, OSBE do t’i ndihmojë KQZ-së

10:32 | 06 Qershor 2023

Davenport pas takimit me Lajçkaun: Zgjedhje inkluzive në Veri, OSBE do t’i ndihmojë KQZ-së.

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje.

Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”, transmeton Gazeta Express.

“Me Miroslav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai.

Aktualisht emisari Lajçak bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar janë në zyrën e Presidentes Osmani për situatën e fundit.

Komento: