Kreu i PDK-së falenderon Edi Ramën për fjalimin në KE: S’e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën

17:04 | 12 October 2022

Memli Krasniqi për Edi Ramën: S’e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur “fat të madh” faktin që Shqipëria ka për kryeministër Edi Ramën.

Krasniqi tha se “Rama nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën”.

“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai e falënderoi Ramën “për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën”.

“Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, ka shkruar ai.

Komento: