
Memli Krasniqi i bashkohet thirrjes: NATO është në Kosovë, por është koha që Kosova të jetë në NATO.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sonte përmes një reagimi në twitter, i është bashkuar thirrjes publike, që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Ai me mesazhin e tij thotë se është koha që Kosova të jetë në NATO, përcjell Klankosova.tv.
Memli Krasniqi i është bashkuar nismës së hashtagut #KosovoInNATO, e cila ka filluar në Tëitter, por që tashmë po përhapet në të gjitha rrjetet sociale.
Pas kërkesës së djeshme të ministrit të Mbrojtjes, Armend Zemaj që kërkesa që Kosova të anëtarësohet në NATO të trajtohet me urgjencë, tashmë trendi më i ri në rrjetet sociale është pikërisht kjo kërkesë.